Kronikë
Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete
Tiranë – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç.
Reklamë
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




