Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s nis qëndrimin zyrtar në Kosovë, Haxhiu falënderon Aleancën për çlirimin

Vizita zyrtare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë ka nisur këtë të mërkurë.

Takimin e parë me përfaqësuesit e delegacionit e zhvilloi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila i priti ata.

Të lidhura

None found

Në fjalën hyrëse, Haxhiu shprehu mirënjohjen e vazhdueshme të popullit të Kosovës për rolin e NATO-s në çlirimin e vendit.

Ajo nënvizoi se Kosova do ta vlerësojë përjetësisht ndihmën e Aleancës Veriatlantike, të dhënë në periudhën më të vështirë të historisë së saj.


Shtuar më 28.10.2026 09:56

Tags: ,
Quantcast