E rëndë në Tiranë/ Plagoset 22-vjeçari, autori shpallet në kërkim (EMRAT)

Në orët e para të mëngjesit, një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku 28-vjeçari Sokol Zeka (Troka) dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Elvis Zirka 22 vjeç.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi:

-Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.


Shtuar më 28.10.2026 10:02

Quantcast