Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 05:45 në Fushë Prezë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur një këmbësor, shtetasin S. A., 58 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 58-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale nga organet kompetente, për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e ngjarjes.












