• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë/ Arrestohet në Greqi autori i dyshuar, pas hekurave dhe bashkëpunëtori

by Sport Sport
October 28, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë/ Arrestohet në Greqi autori i dyshuar, pas hekurave dhe bashkëpunëtori
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me homologët grekë, duke arrestuar në Greqi dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Në pranga janë vënë përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes, si dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin me sende të forta që i parapriu krimit.

Sipas Policisë, arrestimet u kryen në kuadër të bashkëpunimit informativ dhe operacional mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe Interpol Athinës.

Nga hetimet dyshohet se më 7 maj, Lulëzim Tabaku ka vrarë me armë zjarri, pistoletë, 66-vjeçarin Rexhep Ismaili, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Ngjarjes i ka paraprirë një konflikt me sende të forta mes disa personave, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe Idriz Çelo, i arrestuar në ishullin e Korfuzit.

Për Lulëzim Tabakun, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për Idriz Çelon, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas njoftimit të Policisë, Idriz Çelo përdorte identitet të rremë gjatë qëndrimit në ishullin e Korfuzit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, po punon për përfundimin e procedurave për ekstradimin e dy të ndaluarve në Shqipëri.

 

 

Previous Post

Dyshohet se i dha vilën Belinda Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë/ Arrestohet në Greqi autori i dyshuar, pas hekurave dhe bashkëpunëtori

Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë/ Arrestohet në Greqi autori i dyshuar, pas hekurave dhe bashkëpunëtori

October 28, 2026
Dyshohet se i dha vilën Belinda Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK

Dyshohet se i dha vilën Belinda Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli paraqitet në SPAK

October 28, 2026
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve

October 28, 2026
Shpërblimi 2,500 euro për policët në protesta, ekspertët: Të hetohet përdorimi i forcës dhe të garantohet llogaridhënia

Shpërblimi 2,500 euro për policët në protesta, ekspertët: Të hetohet përdorimi i forcës dhe të garantohet llogaridhënia

October 28, 2026
Studentët nuk ndalen në revoltë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kryeministri i fton sërish në dialog

Studentët nuk ndalen në revoltë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kryeministri i fton sërish në dialog

October 28, 2026
Horoskopi për sot, 28 tetor 2026: Dashuria, puna dhe financat për 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi për sot, 28 tetor 2026: Dashuria, puna dhe financat për 12 shenjat e zodiakut

October 28, 2026
Kushte atmosferike të qendrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 28 tetor 2026

Kushte atmosferike të qendrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 28 tetor 2026

October 28, 2026
Ulen temperaturat, dëbora zbardh bjeshkët e Mirditës

Ulen temperaturat, dëbora zbardh bjeshkët e Mirditës

October 27, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari?

Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari?

October 27, 2026
Abilekaj: Veliaj kundër Ramës, por e ka të vështirë ta sfidojë nga burgu

Abilekaj: Veliaj kundër Ramës, por e ka të vështirë ta sfidojë nga burgu

October 27, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandal/ “E vrau natën, e qau ditën”, familja e Erion Vishkullit nxjerr bllof propagandën e Ramës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL