Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy makina

Dy automjete u dëmtuan nga një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në oborrin e banesës së një 56-vjeçari në Tiranë.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Makinat e dëmtuara ishin të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N.

Të lidhura

None found

Policia nuk ka bërë ende të ditura shkaqet e shpërthimit apo nëse dyshohet për persona të përfshirë.

Grupet hetimore po vijojnë punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat.


Shtuar më 28.10.2026 10:06

Quantcast