Gërvalla: Asnjë kufi nuk duhet të shërbejë si strehë për krimin

Qeveria e Kosovës miratoi katër projektligje që synojnë bashkëpunimin juridik me shtete të tjera: tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë e Belgjikës.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se marrëveshjet me Suedinë lidhen me ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike për çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar. Marrëveshja me Belgjikën, nga ana tjetër, trajton ndihmën e ndërsjellë juridike në fushën penale.

Të lidhura

None found

Sipas Gërvallës, këto marrëveshje forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, zgjerojnë mundësitë për ndjekjen e veprave penale përtej kufijve dhe vendosin mekanizma më të efektshëm për zbatimin e ligjit.

“Asnjë kufi shtetëror nuk duhet të bëhet strehë për krimin”, theksoi ministrja.

Në postimin e saj, Gërvalla bëri të ditur se projektligjet u miratuan në mbledhjen e tetë të Qeverisë. Ajo nënvizoi se marrëveshjet forcojnë rolin e Republikës së Kosovës në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Ministrja shtoi se asnjë sistem juridik nuk duhet të përballet i vetëm me krimin dhe se kufijtë shtetërorë nuk duhet të shndërrohen në vende ku ai gjen mbrojtje.


Shtuar më 28.10.2026 10:06

Quantcast