Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Në Komisionin parlamentar për Financim dhe Buxhet ka nisur diskutimi për amendamentet e propozuara në ribalancimin e dytë të Buxhetit. Në shqyrtim janë gjithsej 124 amendamente.

Ministria e Financave sqaron se rishikimi i dytë i Buxhetit lidhet me zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe synon të sigurojë përmbushjen në afat të të gjitha detyrimeve të rregullta.

Të lidhura

None found

Të hyrat totale parashikohen në 374,2 miliardë denarë, rreth 5,3 miliardë denarë më pak se në projeksionet e mëparshme. Ndryshimi kryesor prek akcizat, parashikimi për të cilat është ulur nga 34,1 në 30,4 miliardë denarë. Deficiti mbetet 46,3 miliardë denarë, apo 4,1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Për shpenzimet, Ministria thekson se po ndiqet një qasje e përgjegjshme dhe e disiplinuar.

Shpenzimet e përgjithshme parashikohen të arrijnë në 420,5 miliardë denarë, me një ulje prej 5,3 miliardë denarësh në raport me projeksionet e mëparshme.


Quantcast