Rasti i Julian Alvarez/ Federata Spanjolle merr vendimin për Barcelonën, klubi katalanas gjobitet me… 600 euro Sulmuesi Ferran Torres dhe modelja portugeze Sara Sampaio dyshohet se janë në një lidhje dashurie.
Thashethemet për romancën mes tyre kanë qarkulluar prej disa javësh, ndërsa së fundmi dyshimet janë shtuar pas publikimit të një videoje ku ata shihen duke u larguar nga një restorant luksoz në Paris.
Pamjet u publikuan të martën nga gazetari spanjoll Javi Hoyos në rrjetet sociale. Sipas tij, bëhet fjalë për Ferran Torres dhe Sara Sampaio, të cilët janë fotografuar së bashku në kryeqytetin francez.
Modelja portugeze, 35 vjeçe, ka nxitur më tej aludimet për një lidhje të mundshme me futbollistin, 26 vjeç, pasi javën e kaluar ishte e pranishme në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, në stadiumin “Parc des Princes”.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte një fotografi e publikuar dhe më pas e fshirë nga Sampaio në Instagram, ku një burrë misterioz shihej duke e puthur në hundë.
Megjithatë, deri më tani, as Ferran Torres dhe as Sara Sampaio nuk kanë reaguar publikisht për zërat mbi marrëdhënien e tyre.
Sampaio është një nga modelet e njohura të Victoria’s Secret, ndërsa Torres është një emër i njohur i futbollit spanjoll, me eksperiencë te Manchester City dhe Barcelona.
Për momentin, romanca mes tyre mbetet në kuadrin e raportimeve mediatike, ndërsa fansat kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale të modeles, duke e pyetur për statusin e saj sentimental.
Top Channel