Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht ndeshjen e dytë miqësore të ekipit kombëtar U-21 për muajin nëntor. Skuadra kuqezi do të ndeshet me Spanjën U-21 më 17 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Pas takimit miqësor me Luksemburgun që është planifikuar për 13 nëntor, përballja me Spanjën shihet si një provë tjetër e rëndësishme për ekipin e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, në funksion të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027.

Të lidhura

None found

Ndeshja kundër një prej përfaqësueseve më të spikatura të futbollit europian në këtë grupmoshë do të ndihmojë kombëtaren shqiptare të vazhdojë punën dhe të grumbullojë përvojë përpara ndeshjeve të ardhshme.

Shqipëria është përzgjedhur si një nga shtetet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027, çka i siguron asaj pjesëmarrjen automatike në fazën finale të këtij turneu.


Shtuar më 28.10.2026 10:24

Quantcast