Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri rreth orës 01:00 të mëngjesit në rrugën “Medar Shtylla”, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, i dyshuari për ngjarjen është Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj të riut Elvis Zirka.
I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.