Përplasje e rëndë mes dy trenave në Spanjë, dyshohet për të paktën 10 viktima

Dy trena pasagjerësh u përplasën mëngjesin e së mërkurës në Spanjë, pranë Toledos, në segmentin mes Los Yébenes dhe Urda, duke shkaktuar një aksident të rëndë hekurudhor.

Përplasja ndodhi rreth orës 09:00, në linjën që lidh Madridin me Andaluzinë. Në të u përfshinë një tren AVE i shpejtësisë së lartë, në pronësi të kompanisë Renfe, dhe një tren i kompanisë Iryo, të cilët po lëviznin në drejtime të kundërta.

Të lidhura

None found

Raportimet e mediave spanjolle bëjnë të ditur se dy vagonë dolën nga shinat dhe përfunduan në një terren të pjerrët pranë hekurudhës. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe disa njësi mjekësore, mes tyre edhe helikopterë të urgjencës.

Dëshmitarët kanë folur për pasoja të rënda, ndërsa autoritetet po përcaktojnë numrin e viktimave. Sipas pretendimeve, numri i tyre mund të jetë të paktën 10.

Pas aksidentit, ADIF, kompania përgjegjëse për administrimin e infrastrukturës hekurudhore në Spanjë, pezulloi qarkullimin e trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Madrid-Andaluzia.


Shtuar më 28.10.2026 10:36

Quantcast