Një shpërthim me tritol është regjistruar rreth orës 01:15, në Tiranë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara.
Ndërkohë pritet që hetimet të zbardhin shkaqet dhe autorësinë e saj.
-Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.

