Përplasja e trenave në Spanjë, të paktën 39 viktima
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë. Aksidenti i rëndë ka shkaktuar daljen nga shinat të dy vagonëve të njërit prej trenave, ndërsa ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje.
Përplasja ndodhi rreth 09:00, mes qyteteve Mora dhe Orgaz, dhe përfshiu një tren të kompanisë Renfe dhe një tren të kompanisë Iryo, të cilët udhëtonin nga Madridi drejt Seviljes.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë vagonë të përmbysur në një kanal anësor, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen dhe verifikimet për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave dhe të plagosurve, si dhe shkaqet e aksidentit.
Për shkak të ngjarjes, qarkullimi në linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë Madrid–Andaluzia është pezulluar, njoftoi operatori hekurudhor Adif.




