Lista Studentore do të vazhdojë dialogun për Kosovën dhe do të shqyrtojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të nënshkruar më 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Kështu ka deklaruar Ilija Sërdanoviç, kryesuesi i kësaj liste në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Në një intervistë për Radio Europës e Lirë, ai tha se qeveria e re do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga qeveria e Aleksandar Vuçiçit, por nuk përjashtoi mundësinë që disa prej tyre të rishikohen. Sa i përket mundësisë së zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Sërdanoviç tha se “vendimet për këtë çështje do të merren pas formimit të qeverisë së re”.