Lëvizjet te Milani/ Hardung kandidat kryesor për drejtor sportiv, Krosche e do me vete
Të dy kanë punuar për shumë kohë tek Eintracht dhe kuptohet që do të ishte zgjedhja perfekte, por pengesë mbetet klubi gjerman.
Për njoftime zyrtare duhet pritur edhe pak, ndoshta deri në fund të vitit, por rruga për të parë Krosche te Milan duket e shtruar. Palët kanë kontakte prej kohësh dhe Cardinale duket se ka zgjedhur gjermanin, tashmë i lirë pas largimit nga Eintracht Francfurt, për të forcuar strukturën drejtuese të klubit.
Është arritur akordi për pjesën ekonomike, ashtu si dhe për mënyrën e punës dhe inkuadrimit të 46-vjeçarit në organigramën e klubit kuqezi. Tani mbetet të mësohet se si do të kalohet pengesa e Eintracht, që në akordin për zgjidhjen e kontratës me Krosche, përfiton një kompensim prej 5-7 milionë eurosh nga klubi që do të firmosë me ish-drejtuesin e gjermanëve para verës 2027.
Në këtë drejtim Milani nuk dëshiron të shpenzojë dhe kjo është pengesa kryesore për ta parë Krosche si drejtues te kuqezinjtë. Nuk përfundon me kaq, pasi është parashikuar edhe kontrata me një drejtor sportiv. Ka disa emra që qarkullojnë, me Timmo Hardung kandidat kryesor.
Nga 2021-shi tek Eintracht, 36-vjeçari ka qenë krahu i djathtë i Krosche. Dhe kuptohet që Hardung është zgjedhja e preferuar për Milanin, por edhe këtu duhen bërë llogaritë me qëndrimin e Eintracht. Te klubi gjerman shumë gjëra varen nga pasuesi i Krosche. I preferuari duket se është Christoph Spycher, tani te Young Boys. Gjermanët nuk e kanë me nxitim dhe Milani duhet të vendosë, nëse do të presë zhvillimet, apo do të shohë diku tjetër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



