Njësitë e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kontrolluan tezgat në tregun e gjelbër të Çairit. Gjatë aksionit u konfiskuan 135 kilogramë duhan i prerë dhe 30 litra alkool, për të cilat nuk ishte paguar akciza në vlerë prej 337,558 denarësh.
Sipas Doganës, në kontrollet e produkteve të akcizës u konstatuan tre persona që shisnin mallra pa pulla akcize. Produktet ishin nxjerrë në shitje në mënyrë të paligjshme, pa u paguar më parë detyrimi ndaj shtetit.
Të lidhura
None found
Dy prej personave do të përballen me padi për kundërvajtje. Për personin e tretë, i cili shiti produkte me akcizë të papaguar prej 257 mijë denarësh, do të ngrihet padi penale në bazë të Kodit Penal, bëjnë të ditur nga Dogana.
Institucioni thotë se po ndërmerr hetime të shtuara për importin e duhanit dhe produkteve të tij, si dhe kontrolle në tregun e brendshëm. Sipas Doganës, këto masa pasqyrojnë angazhimin për të luftuar tregtinë e paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit.







