Një 58-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në zonën e Fushë-Prezës, në Tiranë.
Aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 05:45, kur një 35-vjeçar, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur këmbësorin me inicialet S. A., 58 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë.
Policia ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.