Kundërshtuan policinë dhe penguan qarkullimin e makinave, arrestohen 2 persona pas protestës së djeshme

28 Tetor 2026 | 11:01

Një djalë dhe një grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Besmir Pula, 27 vjeç, dhe Vera Camaj, 49 vjeçe, pasi gjatë protestës përpara godinës së Ministrisë së Arsimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të Ministrisë, si dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave, duke penguar qarkullimin e makinave.

Ndërkohë, 27-vjeçari akuzohet për veprën penale të vjedhjes, të ndodhur 5 ditë më parë, pasi ka vjedhur kaskën e një motomjeti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, si dhe se kanë djegur kazanë për mbeturina.

Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, B. P., më datë 23.10.2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e motomjetit të shtetasit Xh. C. (me vlerë rreth 1000 euro).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti për një borxh solli pëdorimin e armës, detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë! Autori ende në arrati

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit, Elvis Zirka të regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Medar Shtylla” në...
10:20 | 28/10/2026

Përplaset për vdekje nga automjeti një 58-vjeçar në Fushë Prezë

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në zonën e Fushë Prezës, në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth...
09:51 | 28/10/2026

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur...
09:50 | 28/10/2026