Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

28 Tetor 2026 | 11:02

Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij duke iu referuar udhëheqësit të ndjerë kinez, Mao Ce Dunin, si diktator.

Të martën, markat kineze, përfshirë kompanitë e qumështit Mengniu dhe Shanghai Milkground Food Tech si dhe Eastroc Beverage ndërpreu të gjithë bashkëpunimin me Mbappe-n, i cili kërkoi falje për komentin e tij.

Në një video në një podcast francez që është hequr që atëherë, Mbappe dëgjohet duke diskutuar për një meme qesharak ku fytyra e tij ishte modifikuar me photoshop-in si një diktator kinez.

“Real Madrid CF dëshiron t’i shprehë ndjesë popullit kinez për çdo shqetësim të shkaktuar nga fjalët e fundit të lojtarit tonë Kylian Mbappe”, tha Real Madrid në një deklaratë.

“Klubi ynë ruan një respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe qytetarët e saj, si dhe për miliona tifozë kinezë që ndiejnë dashuri dhe admirim për Real Madridin”, thuhet në deklaratë.

Reagimi negativ nxori në pah rreziqet për atletët dhe markat në tregun fitimprurës kinez, ku satira për Maon, udhëheqësin themelues të Kinës moderne i cili sundoi vendin nga viti 1949 deri në vdekjen e tij në vitin 1976, mbetet një tabu shoqërore.

Tifozët kanë krijuar meme duke mbivendosur fytyrën e Mbappe-s mbi imazhe të udhëheqësve ushtarakë dhe politikë për të sugjeruar se ai ka fuqinë të ndikojë në vendimet e ekipeve për të cilat luan.

Mbappe është quajtur me nofkën “diktatori” në shtypin evropian. Të mërkurën, kur u pyet se çfarë mendonte Kina për kërkimfaljen e Mbappe-s, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun tha: “Ne e marrim seriozisht kërkimfaljen që ka bërë personi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në Spanjë. Një tren i tipit Renfe dhe një...
10:35 | 28/10/2026

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina tha të mërkurën se e mori “seriozisht” kërkimfaljen nga superylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, pas komenteve që ai bëri ndaj Mao Ce Dunin,...
10:24 | 28/10/2026

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës tha se pezulloi operacionet për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta të karburantit, duke i...
10:13 | 28/10/2026