Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjike në Spanjë/ Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, 39 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë

    “Ku është mami?” Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali 12-vjeçar përfundon në strehimore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tragjike në Spanjë/ Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, 39 të vdekur dhe qindra të plagosur
    Botë

    Tragjike në Spanjë/ Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, 39 të vdekur dhe qindra të plagosur

    October 28, 2026
    Tragjike në Spanjë/ Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, 39 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mëngjresin e sotëm në Spanjë, pranë stacionit të Urda-s, në zonën e Toledos, ku dy trena të shpejtësisë së lartë janë përplasur me njëri-tjetrin. Mediat e huaja raportojnë se 39 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.

    Përplasja ndodhi pak pas orës 09:00, kur një tren i kompanisë publike Renfe, i nisur nga Madridi drejt Seviljes, u përplas me një tren të kompanisë private Iryo, që po udhëtonte në drejtimin e kundërt. Si pasojë e përplasjes, të dy trenat dolën nga shinat ndërsa disa vagona përfunduan në një skarpate.

    Operatori hekurudhor Adif njoftoi pezullimin e qarkullimit në linjën e shpejtësisë së lartë që lidh Madridin me Andaluzinë. Ndërkohë, ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe në dhënien e ndihmës për të plagosurit.

    Burime qeveritare spanjolle kanë paralajmëruar se numri përfundimtar i viktimave mund të jetë më i lartë se ai i aksidentit të janarit pranë Adamuzit, ku humbën jetën 46 persona. Në atë rast, hetimet ngritën dyshime për probleme me mirëmbajtjen e shinave, por ende nuk ka të dhëna që konfirmojnë se aksidenti i ri ka të njëjtat shkaqe.

    Deri më tani, dinamika e plotë e përplasjes pranë Toledos mbetet e paqartë. Sipas informacioneve paraprake, treni i Renfe-s ishte ndalur pak para përplasjes për shkak të një problemi me qarkullimin në linjë.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu dhimbjen për aksidentin dhe bëri të ditur se po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit, Óscar Puente, dhe autoritetet rajonale të Kastiljes-La Mançës.

    Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe numrin përfundimtar të viktimave.

    39 viktima aksident hekurudhor aksident tragjik në Spanjë ekipet e shpëtimit hetimet për aksidentin lajme ndërkombëtare ngjarje tragjike në Europë operacionet e emergjencës përplasje trenash qindra të plagosur siguria hekurudhore Tragjedi në Spanjë transporti hekurudhor trenat e shpejtësisë së lartë viktimat e aksidentit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjike në Spanjë/ Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë, 39 të vdekur dhe qindra të plagosur

    October 28, 2026

    Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë

    October 28, 2026

    “Ku është mami?” Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali 12-vjeçar përfundon në strehimore

    October 28, 2026

    Aksident me vdekje në Tiranë, 35-vjeçari në timon përplas për vdekje këmbësorin

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.