Përplasja që la disa të vdekur në Spanjë - kryeministri Sanchez "i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor"

Kryeministri i Spanjës ka shprehur "afeksionin, solidaritetin dhe mbështetjen e tij për të gjitha viktimat" e aksidentit hekurudhor.
Në një postim në X, Pedro Sanchez u shpreh se është "i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Toledo".
"Jam në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit dhe me presidentin e Castilla-La Mancha-s", tha ai.
Consternado ante el grave accidente de trenes en Toledo. Permanezco en constante contacto con el ministro de Transportes, @oscar_puente_, y con el presidente de Castilla-La Mancha, @garciapage. Los servicios de emergencia están trabajando sobre el terreno para atender a las personas afectadas y garantizar su seguridad, en coordinación con todas las administraciones implicadas.Mi cariño, solidaridad y apoyo a todas las víctimas y sus familias.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) October 28, 2026
"Shërbimet e emergjencës po punojnë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të garantuar sigurinë e tyre, në koordinim me të gjitha autoritetet përkatëse".
Reagimi i tij vjen pasi dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë – ku si pasojë, raportohet se kanë mbetur të vdekur të paktën 10 persona.
At least 46 people have been killed and 179 injured after Iryo and Renfe trains collided near Toledo, Spain. https://t.co/Yqd0weMg5t
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) October 28, 2026
Një tren i kompanisë Renfe dhe një tjetër i kompanisë Iryo u përplasën pak pas orës 09:00, duke bërë që dy vagonë të trenit Iryo të dilnin nga shinat, njoftoi një zëdhënës qeveritar për rajonin e Castilla-La Mancha, duke shtuar se shkaku i incidentit dhe numri i të lënduarve janë ende duke u përcaktuar.
Sipas informacioneve të Sky News, trenat transportonin më shumë se 400 pasagjerë. Sky News mëson se treni "Iryo" transportonte 147 persona, ndërsa treni "AVE" transportonte 297 pasagjerë. /Telegrafi/








































