Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 116-të e protestës, studentët marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Shoqata e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore kundër Paketës Fiskale: Shqetësuese, ministria e Financave ta rishikojë

Shoqata e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore kundër Paketës Fiskale: Shqetësuese, ministria e Financave ta rishikojë

11:22, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shoqata e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore ka dalë kundër Paketës Fiskale, duke shprehur shqetësimin lidhur me ndikimin e mundshëm të masave të propozuara mbi sektorin e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore në Shqipëri.

Sipas shoqatës, duke marrë në konsideratë veçoritë e këtij sektori, kostot e grumbullimit dhe përpunimit, si dhe konkurrencën në tregjet e huaja, vlerësojmë se çdo ndryshim fiskal duhet të shoqërohet me një analizë të plotë të ndikimit ekonomik dhe me konsultim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e biznesit.

Në këtë kuadër, Shoqata e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore i kërkon Ministrisë së Financave dhe institucioneve përgjegjëse sa vijon:

1. Rishikimin e masave fiskale të propozuara që mund të rrisin kostot e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore.

2. Pragu I regjistrimit të detyrueshëm në TVSH, ulja nga 10 mln në 5 mln dhe ndikimi veçanërisht mbi fermerët, grumbulluesit dhe bizneset e vogla që operojnë në këtë sektor.

3. Rritja e propozuar e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimi i tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%, përbëjnë një barrë shtesë për sipërmarrjet.

4. Ndryshimet në paketën fiskale krahas zhvlerësimit te monedhës së dollarit dhe euros I jep nje goditje shtesë eksporteve shqiptare dhe ndikon drejtpërdrejtë në konkurrueshmërine me vendet fqinje.

5. Organizimin e një tryeze zyrtare konsultimi me Shoqatën dhe përfaqësuesit e sektorit përpara miratimit përfundimtar të masave fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre. 

6. Koordinimin e politikave fiskale me politikat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe eksporteve, me qëllim mbështetjen e prodhimit vendas, përpunimit dhe zgjerimit të tregjeve ndërkombëtare.

Shoqata e Bimëve Aromatike dhe Mjekësore mbetet e gatshme të kontribuojë në një dialog institucional konstruktiv dhe të paraqesë propozime konkrete për një politikë fiskale të drejtë, të zbatueshme dhe mbështetëse për zhvillimin e sektorit. Prodhimi vendas, punësimi rural dhe konkurrueshmëria e eksporteve shqiptare duhet të jenë pjesë thelbësore e çdo vendimmarrjeje fiskale.

DEKLARATA E SHOQATES

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco