Vlorë/ Zbardhen 3 vjedhje në biznese dhe lokale, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale
Policia e Vlorës ka finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilave janë zbardhur tri vjedhje në biznese dhe lokale, ndërsa janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, ndërsa 38-vjeçari M. L. është shpallur në kërkim. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të kryera në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.
Në kuadër të operacioneve, është kapur dhe arrestuar edhe një 42-vjeçar me inicialet A. J., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 8 tetor 2026 ka djegur një mjet pune, miniskrep, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.
Materialet procedurale për rastet e dokumentuara i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.




