Lufta në Lindjen e Mesme, Wall Street Journal: Uashingtoni thirrje vendeve arabe të përgatiten për sulm ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e Kordobës, në Spanjë.
Aksidenti shkaktoi edhe dhjetëra të plagosur, ndërsa hetimet u përqendruan te shkaqet që çuan në daljen nga shinat të njërit prej trenave.
Sipas raportimeve paraprake, treni i kompanisë Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër të kompanisë shtetërore Renfe, i cili po lëvizte në drejtim të kundërt. Përplasja bëri që edhe vagonët e trenit të dytë të dilnin nga shinat dhe disa prej tyre të binin në një terren të pjerrët.
Një nga pistat që po shqyrtohej nga hetuesit ishte mundësia e një defekti në bashkimin e shinave. Sipas burimeve të cituara nga Reuters, në vendngjarje ishte konstatuar një pjesë e dëmtuar e këtij bashkimi, e cila mund të kishte krijuar një hapësirë mes segmenteve të hekurudhës.
Megjithatë, autoritetet theksuan se shkaku përfundimtar i aksidentit duhej të përcaktohej nga hetimi teknik.
Top Channel