Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier.
Nga burime jo zyrtare mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.
Ndërkohë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka shprehur se është vënë në dijeni për transferimin e kryebashkiakut, por ka shtuar se ende nuk i janë bërë me dije arsyet edhe pse i ka kërkuar ato zyrtarisht.
“Gjendem në burgun e Durrësit dhe kërkova të më japin aktin e transferimit të Veliajt. Jo vetëm nuk mu vendos në dispozicion por as Veliajt nuk ju dha. Kjo është shkelje”, tha Plarent Ndreca për gazetaren Anila Hoxha.
Top Channel