BE-ja qeverisë së re të Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit, obligimet në dialogun me Kosovën nuk ndryshojnë

28 Tetor 2026 | 12:00

Bashkimi Evropian ka porositur qeverinë e ardhshme të Serbisë, që do të dalë pas zgjedhjeve, se nga ajo pritet sjellje konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke u shprehur se rezultati i zgjedhjeve të fundit në Serbi nuk ndryshon themelet apo obligimet nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga udhëheqësit politikë individualë. Të gjitha obligimet ekzistuese mbeten, përfshirë Marrëveshjen e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e implementimit, Marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë zëdhënësi.

Zëdhënësi ka shtuar gjithashtu se në këtë moment është tepër herët për të spekuluar rreth ndryshimeve të mundshme të pozicionit të Serbisë në dialog dhe implikimeve të tyre në këtë proces.

“Ne presim nga Serbia që të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë obligimet ekzistuese dhe të kontribuojë në procesin drejt normalizimit. BE-ja mbetet e gatshme të angazhohet me lidershipin e ri për të mbajtur momentumin e këtij procesi”, ka vijuar zëdhënësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dukshëm ka një neglizhencë zinxhir nga institucionet përgjegjëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt qartazi shihet se ka pasur një “zinxhir sistemor lëshimesh” nga institucionet...
09:37 | 28/10/2026

Vrasja në Pejë, kronologjia dhe të gjitha thirrjet e Arlindës për ndihmë

Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi vazhdimisht ndihmë nga institucionet, të paktën...
08:22 | 28/10/2026

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje e ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës....
07:41 | 28/10/2026