Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij vijon procesi gjyqësor për çështjen që po hetohet nga SPAK. Transferimi u bë dy ditë pasi Veliaj publikoi një status në rrjetet sociale, ku shprehu mbështetjen për protestat studentore.

Veliaj reagoi për humbjen në zgjedhje të Aleksandër Vuçiç, por duke i dhënë edhe një mesazhi Edi Ramës për protestat studentore. “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkroi Veliaj.

Deri tani nuk është raportuar asnjë konflikt i Veliajt në burgun e Durrësit që të justifikonte transferimin. Po ashtu, nuk rezulton që ai të ketë kërkuar vetë të largohet nga ky institucion.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: