Qytetari i parë i Tiranës Erjon Veliaj mbërriti në paraburimin e Fierit rreth mesditës së kësaj të mërkure. Ai u tranfestua nga Durrësi ku qëndronte prej 10 shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua nga SPAK në zyrën e tij.
Zhvendosja u bë me urdhër të Burgjeve, por Report Tv kërkoi të bisedojë me drejtoreshën e Përgjithshme Burgjeve Sadleva Bodo, pa marrë ende një përgjigje lidhur me arsyet e transferimit të Veliajt në Fier.
Arsyen, siç njoftoi në një deklaratë publike, nuk e di as vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës.
“Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti”, tha Veliaj.
Madje shkon deri aty sa akuzon për rrëmbim policor.
“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, shton ai.
Kryebashkiaku thekon se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, “pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave ligjore”, siç ai thekson.
Në përfundim të deklaratës, Veliaj i kërkon publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi të cilin ai e quan politik.
Dy më parë, Kryebashkiaku shfaqi në rrjetet sociale një qëndrim për rrëzimin e Aleksandër Vuçiç nga lëvizja studentore atje, ku mes rreshtave shkruante se protestat studentore janë fundi i një bote.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Veliaj e ka cilësuar transferimin e tij drejt Fierit si një trasnferim politik, pa marrë pëlqimin e tij. Ai thekson se duke mos u njohur më herët me aktin, për të ky veprim përbën një rrëmbim policor që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës.
Kreu i Bashkisë Tiranë i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, Avokatit të Popullit, Endri Shabani dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij trasnferimi.
Reagimi i Veliajt:
Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.
Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.
Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.
Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.
I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.
Erion Veliaj
IEVP Durrës, 28 tetor 2026
-
Kjo është poshtërsi e ndyrë...
Përgjigju-
Kerkese e drejte.
-










Komente
Komento