SPAK mbyll hetimet për Ballukun, akuzohet për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe abuzim me tenderat
Ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku merret e pandehur për pesë akuza.
Orët e para të mëngjesit të së mërkurës asaj iu bë e ditur përfundimi i hetimeve për pesë vepra penale që rëndojnë ndaj saj, korrupsion pasiv si funksionare publike teksa shërbente si drejtuese e AlbControl dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë si ministre e Infrastrukturës, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
Vendimi për komunikmin e akuzave erdhi afro një vit nga marrja e saj e pandehur për abuzim në tenderat.
SPAK njoftoi zyrtarisht një javë më parë se ajo dyshohet se ka kryer 9 episode korrupsioni, dy herë fshehje pasurie dhe më shumë se një herë pastrim parash.
SPAK zyrarisht thotë se të njëjtat vepra penale do tu komunikohen edhe personave me të cilët dyshohet se Balluku i ka konsumuar ato.
Belinda Balluku është e dyshuar se këto akuza i ka kryer në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe për tetë lotet e unazës së madhe. Për këto hetime, janë sekuestruar dy vila në bregdet, të cilat pretendohet se de facto i përkasin Ballukut.




