Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në IEVP Fier

Aktualitet | 6 minuta më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai është transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier.

Lëvizja mësohet se nuk është bërë me kërkesë të vetë Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të transferimit të kryebashkiakut drejt institucionit të vuajtjes së paraburgimit në Fier.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme