Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit gjatë dy javëve të fundit. “Çfarë unë kam parë gjatë këtyre javëve të fundit, ose muajve të fundit, është një mungesë e dialogut. Një mungesë ku njerëzit kanë përshtypje që zëri i tyre nuk dëgjohet, që zëri, mendimi i tyre nuk është marrë në vëmendje.