Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e revoltës, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës - Rama jepe dorëheqjen

Partia e Lirisë: Paketa e re fiskale rrit barrën e taksave, goditja më e rëndë i jepet biznesit të vogël

11:58, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Ulja e TVSH-së për ushqimet, një premtim mashtrim i bërë plot 13 vjet më parë, në 2013-n, u prezantohet shqiptarëve si një paketë lehtësuese, që do të sjellë uljen e çmimeve, por në fakt është thjesht gënjeshtra e radhës.’ Ky është reagimi i Partisë së Lirisë përmes deputetes Erisa Xhixho.

Në një deklaratë për median sot nga kryesia e Kuvendit, Xhixho tha se ulja e TVSH-së për ushqimet miratohet sot pasi pengoi tre herë propozimin e Partisë së Lirisë, dhe  pas 13 viteve sepse qeveria u tmerrua nga protesta e studentëve.

“Pasi urdhëroi dhunimin çnjerëzor të studentëve, Edi Rama u kujtua se edhe atë e pret fati i mikut të vet në Serbi, ndaj vendosi të bëjë sikur ka reflektuar”

Bëri sikur ka reflektuar, pasi  paketa fiskale ka një hile pas.

Xhixho thekson se ulja e TVSH-së për ushqimet është si fasadat shumëngjyrëshe të pallateve kur ishte kryetar bashkie, është propaganda që fsheh një realitet të hidhur pasi shqiptarët nuk i pret asnjë lehtësim. Shqiptarët i pret një valë e re e rritjes së çmimeve, sepse qeveria po rëndon barrën mbi biznesin. 

Deklarata e deputetes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho.

Të nderuar qytetarë!

Nuk ndalet zhvatja e qytetarëve dhe mashtrimi i tyre. Ulja e TVSH-së për ushqimet, një premtim mashtrim i bërë plot 13 vjet më parë, në 2013-n, u prezantohet shqiptarëve si një paketë lehtësuese, që do të sjellë uljen e çmimeve, por në fakt është thjesht gënjeshtra e radhës. 

Qeveria e ka penguar tre herë propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së së produkteve të shportës nga 20% në 5%. E kanë bërë qëllimisht, me forcën e kartonit, që ngrihet e ulet sipas urdhrave të Edi Ramës dhe kurrë sipas interesave të shqiptarëve. 

Në fund të vitit 2017, kur diskutohej buxheti 2018, kemi propozuar që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5%, një masë që do t’i vinte në ndihmë qytetarit. Propozimi u rrëzua me arrogancën e kartonave. 

Në vitin 2022, pas krizës së pandemisë dhe rritjes së çmimeve që erdhi si pasojë e luftës në Ukrainë, Partia e Lirisë paraqiti paketa me kërkesa për të zbutur krizën e çmimeve.  
Sërish u rrëzuan nga maxhoranca.

Në fund të vitit 2025 propozuam sërish uljen e TVSH-së në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të konsumit ditor dhe pezullimin e taksës së karburantit. Sërish u refuzua. Madje, në çdo komision ku u disktua iniciative, maxhoranca e cilësoi të pamenduar mirë propozimin tonë. 

Ja ku jemi sot, kur qeveria sjell nje propozim që vetë e ka refuzuar 3 herë rresht. Ajo që secili mund të pyesë sot është: Pse u hodh poshtë në 2017? Pse u refuzua në 2022 dhe në 2025? 

Ulja e TVSH-së për ushqimet është premtuar nga PS që në vitin 2013. Iu deshën 3 refuzime dhe plot 13 vjet që ta miratonin!

Ajo që kemi kërkuar prej 9 vitesh ishte që shqiptarët të paguanin për ushqimet bazë siç paguajnë fqinjët në Kosovë e Maqedoni. Rreth gjysma e të ardhurave të  një familjeje shqiptare shkon për t’u ushqyer. Sot shqiptarët me pagat më të ulëta në Ballkan i blejnë ushqimet me cmime më të shtrenjta se ato të europianëve. 

Ka një arsye pse merret ky vendim pikërisht tani. Sepse qeveria u tmerrua nga protesta e studentëve. Pasi urdhëroi dhunimin çnjerëzor të studentëve, Edi Rama u kujtua se edhe atë e pret fati i mikut të vet në Serbi, ndaj vendosi të bëjë sikur ka reflektuar.  

Njësoj siç bën sa herë zihet ngushtë, Edi Rama propozon një paketë të re, që gjithmonë ka një hile pas. Ulja e TVSH për ushqimet është si fasadat shumëngjyrëshe të pallateve kur ishte kryetar bashkie, është propaganda që fsheh një realitet të hidhur. 

Paketa e re fiskale e rrit barrën e taksave, që do të paguajnë qytetarët me plot 150 milionë euro në vit.

Përgjysmimi i pragut të TVSH-së për bizneset, rritja e tatim fitimit në 17 për qind, dyfishimi i dividentit, rritja e TVSH-së për turizmin do ta shtojnë barrën mbi qytetarët. 

Goditja më e rëndë i jepet biznesit të vogël, me përgjysmimin e pragut nga 10 në 5 milionë lekë.

Shtrenjtimi i karburantit dhe shërbimeve si pasojë e rritjes së normës standarde të TVSH-së në 21% do të shtrenjtojnë çdo shërbim e produkt tjetër jo-ushqimor. Pra, shqiptarët nuk i pret asnjë lehtësim. Shqiptarët i pret një valë e re e rritjes së çmimeve, sepse qeveria po rëndon barrën mbi biznesin.  

Një mashtrim i ri pasi shqiptarët janë rrjepur për 13 vjet me radhë! Shikoni trajektoren e hajdutërisë në këto 8 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco