Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës në burgun e Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, transferimi është kryer me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt.
Kryebashkiaku ndodhej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike arsyet që kanë çuar në vendimin për transferimin e tij në IEVP Fier.












