Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Fjala e Kryetarit, Prof. Dr. Sali Berisha

Berisha: Rama-Balluku kapi protestën, lejoheshin të flisnin vetëm ata që thoshin ‘Rama në burg, Berisha në burg’

12:38, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kreu demokrat Berisha tha se, ‘Rama-Balluku kapi protestën, banda e mikrofonit lejonte të flisnin ata që thoshin ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

Berisha: Së pari duhet të falënderoj me mirënjohje të gjithë ata deputetë, deputete, qytetarë, qytetare, anëtarë të strukturave të PD, mbështetës të saj, në veçanti anëtarët e GRUD-it, studentë dhe gjimnazistë të universiteteve të Tiranës për kontributin e tyre aktiv në zhvillimet historike në Shqipëri.

Të tillë unë konsideroj revoltën studentore.

Të falënderoj ekipin ligjor të partisë për angazhimin me të gjithë potencialin e tij në mbrojtjen ligjore të qindra e qindra studentëve dhe protestuesve gjatë këtyre dy javëve.

Të falënderoj mjekët për mbështetjen dhe ndihmën që u kanë dhënë, por edhe deputetët, të cilët kanë ndjekur të plagosurit në spitalet e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër barbare të ushtruar nga narkoshteti, nga Edi Rama dhe narkobandat e tij ndaj protestuesve paqësorë.

Asnjë protestues i dhunuar, asnjë prej tyre nuk ka qenë absolutisht në asnjë akt dhune.

Dhe, në qindra raste janë gjetur nga vetë gjykatat arrestime të paligjshme.

Zonja dhe zotërinj deputetë, periudha nga 1 qershori gjer dy javë më parë ishte një periudhë unike në historinë e PD.

PD, që lindi në protestë, është parti që ka lindur në protestë, është parti e cila në qoftë se do kishte një mbiemër të dytë, një emër të dytë, do të quhej Partia Demokratike e Protestës së Shqipërisë.

PD ishte në protesta periodike kur shpërtheu një protestë qytetare, e them këtu më madhështorja që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj.

Në respekt të karakteri të saj qytetar, PD përcaktoi disa parime qëndrimi ndaj kësaj proteste.

E para, asnjë përpjekje për t’i marrë drejtimin apo për ta përçarë.

Në fillim pati demokratë që shkuan me megafonë, me qëllimin më të mirë. U hoq megafoni dhe çdo gjë.

Pjesëmarrje sa më e madhe në protestë.

Për herë të parë në këtë seli janë bërë mbledhje për atë protestë më shumë se kurrë në historinë e saj në për pjesëmarrjen në një protestë.

Por duhet të them këtu, ajo protestë madhështore, e paparë ndonjëherë në historinë e vendit, u kap në krye të radhës nga dyshja famëzezë Rama-Balluku.

Tani duhet t’u them shqiptarëve se kontrolluesit e mikrofonit, horra si ata, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët merrnin përsipër sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ishin përjashtim të tjetër që mund ta merrnin.

Çdo njeri që paraqitej tek banda e mikrofonit, merrte porosi se ç’do të thoshte.

E vërteta është, t’u tregoj dialogun e njërit prej tyre, me përçmim dhe përbuzje u tha: nuk jam për ty unë këtu, se për ty nuk dal unë kurrë. Por unë jam për idealet e mia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco