Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri - pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

Imazhet të tjera, përfshirë ato nga ajri janë publikuar, duke treguar pamje nga vendi i ngjarjes së një aksidenti të madh hekurudhor pranë Urdës, në provincën e Toledos në Spanjë, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën të mërkurën në mëngjes.
Pamjet e publikuara nga Garda Civile e Spanjës tregojnë trenat e dëmtuar dhe vagonët e dalë nga shinat, disa prej të cilëve u ndalën në një argjinaturë.
- YouTube www.youtube.com
Shërbimet e emergjencës, duke përfshirë zjarrfikësit, policinë, ekipet mjekësore dhe helikopterët, janë vendosur për të ndihmuar të prekurit.
Autoritetet kanë aktivizuar planin rajonal të emergjencës, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe përpjekjet për të vlerësuar shkallën e plotë të aksidentit vazhdojnë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, mediat raportojnë se të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe 80 të plagosur, por shifrat pritet të rriten.
Presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page ka konfirmuar shifrën më të fundit prej 30 të vdekurish – 24 në trenin AVE dhe gjashtë në trenin Iryo – por shton se autoritetet presin që ky numër të rritet më tej, pasi shërbimet e emergjencës ende nuk kanë arritur në pjesët më të goditura të rrënojave.

Ai bën të ditur gjithashtu se rreth 80 persona janë lënduar; 30 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa 50 të tjerë kanë lëndime të shkallëve të ndryshme, nga mesatare deri te më të rënda.
Siç ishte raportuar më herët, një tren i kompanisë Renfe dhe një tjetër i kompanisë Iryo u përplasën pak pas orës 09:00.
Imágenes de la Guardia Civil de las labores de rescate en el accidente ferroviario de Toledo. https://t.co/8dyj0pWTNT
— THE OBJECTIVE (@TheObjective_es) October 28, 2026
🚨 Al menos 46 personas han muerto y decenas han resultado heridas tras la colisión entre un AVE de Renfe y un tren de Iryo cerca de Urda, en Toledo, según el balance difundido por Protección Civil. 🇪🇸El accidente ocurrió alrededor de las 8:54 en la línea de alta velocidad Madrid-Sevilla. Varios vagones descarrilaron y algunos cayeron por un terraplén, mientras un amplio dispositivo de bomberos, sanitarios, Guardia Civil y Protección Civil trabaja en la zona.Adif ha suspendido la circulación de alta velocidad entre Madrid y Andalucía. El Gobierno de Castilla-La Mancha ha elevado el Plan Territorial de Emergencias y ha solicitado la incorporación de la UME.Las causas todavía están bajo investigación. Algunas informaciones apuntan como primera hipótesis a un posible error humano durante una incidencia en el sistema de señalización, pero todavía no existe una conclusión oficial.Pedro Sánchez ha cancelado su agenda y asegura estar siguiendo la emergencia.
— Alternativo Digital (@AlternativoDig) October 28, 2026
Ndërkohë, është raportuar se rreth bëhet fjalë për dy trena të cilët së bashku kishin rreth 500.
Ky aksident edhe ka çuar në pezullimin e linjës që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, njoftoi të mërkurën operatori hekurudhor Adif.
Imágenes de la Guardia Civil de las labores de rescate en el accidente ferroviario de Toledo. https://t.co/8dyj0pWTNT
— THE OBJECTIVE (@TheObjective_es) October 28, 2026
E kryeministri i Spanjës ka shprehur "afeksionin, solidaritetin dhe mbështetjen e tij për të gjitha viktimat" e aksidentit hekurudhor.
Në një postim në X, Pedro Sanchez u shpreh se është "i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Toledo". /Telegrafi/









































