“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut
Ka nisur prej disa orësh marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej mësim.
Sipas pamjeve, studentët thërrasin në kor: “Bashkohuni me ne!”, “Rama, jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!”, “Nuk ka dialog me ty!” dhe “Bojkotoni mësimin!”. Menjëherë pas thirrjeve, studentët që po zhvillonin mësim i janë bashkuar protestës dhe kanë lënë mësimin.
Gjatë marshimit është shtuar gjithashtu numri i studentëve, të cilët janë bashkuar me protestuesit dhe janë futur në fakultet.
Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, pas daljes nga Fakulteti i Ekonomikut, studentët do të vijojnë marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ashtu si ditët e tjera, ka vijuar me thirrjen e tij për dialog, por kjo e fundit është refuzuar nga studentët.
Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, deri në shqyrtimin e çështjes
Të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit
- 13:07 Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon
- 13:05 Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, deri në shqyrtimin e çështjes
- 13:00 Të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit
- 12:51 Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve
- 12:29 Ambasadori i OSBE: Aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme për shtetin demokratik
- 12:19 Konfindustria Albania kundër Paketës Fiskale 2027: Qeveria tërhiqet nga premtimi, kërkohet anulimi i rritjes së taksave