Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në zonat e thella malore të Kukësit. Gjatë natës, dëbora ka zbardhur disa fshatra të këtij qarku, ndërsa trashësia e saj mbetet e ulët. Në Novosej, Turaj, Shishtavec, Borje, Shkinak e në fshatra të tjerë malorë, shtresa e borës nuk i kalon pesë centimetrat.