Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në qeli prej shkurtit 2025, Drejtoria e Burgjeve transferon kryebashkiakun Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit

    Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

    Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Në qeli prej shkurtit 2025, Drejtoria e Burgjeve transferon kryebashkiakun Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit
    Aktualitet

    Në qeli prej shkurtit 2025, Drejtoria e Burgjeve transferon kryebashkiakun Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit

    October 28, 2026
    Në qeli prej shkurtit 2025, Drejtoria e Burgjeve transferon kryebashkiakun Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin ka vendosur transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Ende nuk ka informacion mbi arsyet lëvizjes së tij nga Durrësi drejt Fierit, nga Drejtoria e Burgjeve.

    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës, kur edhe u arrestua dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar.

    Mbrojtja e Veliajt pritet që të dërgojë dosjen në Strasburg, ndërsa Gjykata Kushtetuese i kërkoi Gjykatës së Lartë që të argumentojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të vendosur ndaj tij, në një kohë kur mund të përdoreshin masa më të lehta sigurie.

    Ndërkohë dje, Gjykata e Lartë ka vendosur që të jetë Gjykata e Tiranës ajo që do të duhet të marrë në shqyrtim, kallzimin e Veliajt për të hetuar për “falsifikim dokumentash”, Nesti Angonin, personazhin anonim, të dhënat e të cilit, dërguar SPAK-ut, shërbyen si pikënisje për hetimin e kryebashkiakut.

    Vendimi vjen pas një odiseje përplasjesh mes institucioneve të drejtësisë se kush e kishte kompetencën për të trajtuar rastin. Veliaj e kishte dorëzuar kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës në 16 prill të këtij viti.

    Më 16 prill të këtij viti, Veliaj dorëzoi kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit kreu verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri.

    Veliaj kërkon “shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal dhe urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore.”

    burgjet në Shqipëri burgu i fierit çështja Veliaj drejtësia në Shqipëri Drejtoria e Burgjeve Erion Veliaj Erion Veliaj në qeli hetimet ndaj Veliajt kryebashkiaku i Tiranës paraburgim paraburgimi i Durrësit siguria në burgje transferimi i Erion Veliajt transferimi i të paraburgosurve zhvillime nga drejtësia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në qeli prej shkurtit 2025, Drejtoria e Burgjeve transferon kryebashkiakun Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit

    October 28, 2026

    Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

    October 28, 2026

    Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

    October 28, 2026

    Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.