Zbulohen mbetje mortore gjatë gërmimeve në varrezat e Mitrovicës së Veriut

Më 27 tetor, ekipet mjeko-ligjore të Institutit për Mjekësi Ligjore (IML), me pjesëmarrjen e ekspertëve të EULEX-it, kryen gërmime vlerësuese në një pjesë të varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut, në zonën e njohur si “Varrezat e besimtarëve myslimanë”. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të përpjekjeve institucionale për të zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH) dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), përmes Sektorit për Personat e Zhdukur.

Gërmimet e 27 tetorit vijuan punën vlerësuese të nisur në të njëjtin lokacion më 20 tetor. Operacioni u realizua në bazë të urdhrit të Gjykatës, të lëshuar pas kërkesës së Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, e parashtruar përmes Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte.

Të lidhura

None found

Gjatë punimeve u gjetën dhe u zhvarrosën mbetje eshtërore me interes mjeko-ligjor, të cilat mund t’u përkasin viktimave të luftës. Ato janë dërguar në IML, ku do t’u nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse, përfshirë analizat e ADN-së, për të përcaktuar identitetin.

Në njoftim thuhet se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, së bashku me IML-në, Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe institucionet e tjera të përfshira, do të vazhdojë t’i trajtojë me përparësi të gjitha informacionet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.


Shtuar më 28.10.2026 13:02

Quantcast