Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin e tyre drejt Fakultetit të Ekonomisë, ku kanë hyrë brenda ambienteve të këtij fakulteti.
Me thirrjet: ‘Bashkohuni me ne’, ata gjithashtu u kanë kërkuar kolegëve të Ekonomikut të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambientet universitare, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë që t’i bashkohen kauzës së tyre.
Lëvizja vjen në kuadër të marshimit të studentëve në Tiranë, të cilët kanë vijuar protestën nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.
Studentët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën dhe bojkotin deri në ndryshimin e situatës, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre politike.
Ndër kërkesat kryesore të artikuluara gjatë protestave janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
© SYRI.net