Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e revoltës, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës - Rama jepe dorëheqjen

Trabzoni nderon ‘Faraonin’, i vendos një rruge emrin e Mohamed Salah

Trabzoni nderon ‘Faraonin’, i vendos një rruge emrin e Mohamed Salah

13:09, 28/10/2026

Mohamed Salah po merr një nderim të veçantë në Turqi, ku popullariteti i yllit egjiptian ka kaluar përtej kufijve të futbollit. Komuna e Yomras, në qytetin e Trabzonit, ka vendosur që një rrugë të marrë emrin e sulmuesit, në shenjë mirënjohjeje për ndikimin e tij te tifozët dhe banorët e zonës.

Sipas mediave turke, procedurat për emërtimin e rrugës kanë përfunduar, ndërsa është marrë edhe miratimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Tashmë pritet vendosja e tabelave dhe organizimi i ceremonisë zyrtare të inaugurimit.

Kryetari i komunës së Yomras, Mustafa Beyik, bëri të ditur se propozimi u miratua unanimisht nga këshilli komunal. Më pas nisën procedurat përkatëse ligjore, të nevojshme për emërtimin e rrugës me emrin e një personaliteti të huaj.

Sipas Beyikut, miratimi nga autoritetet përkatëse erdhi brenda vetëm një jave, ndërsa komuna po përgatitet për ceremoninë që pritet të zhvillohet brenda 20 ditësh.

Nderimi ka edhe një veçanti për Salahun: rruga ndodhet në zonën ku ai banon dhe në itinerarin që përdor gjatë kthimit në shtëpi. Kjo do të thotë se futbollisti do ta shohë shpesh emrin e tij në tabelat e rrugës.

Kryetari i komunës bëri të ditur se drejtuesit e Trabzonsporit ia kanë përcjellë lajmin sulmuesit, i cili, sipas tij, e ka pritur me kënaqësi këtë gjest.

Autoritetet lokale synojnë ta ftojnë zyrtarisht Salahun në ceremoninë e inaugurimit. Sipas tyre, bëhet fjalë për një rast të veçantë për zonën, pasi rruga do të emërtohet sipas një futbollisti të huaj.

Kështu, emri i yllit egjiptian pritet të mbetet i lidhur edhe me qytetin turk, përmes një gjesti që shkon përtej kontributit të tij në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco