Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e revoltës, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës - Rama jepe dorëheqjen

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

Gjykata Administrative e Apelit pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

13:11, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i gjykatës ka të bëjë vetëm me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi konfirmohet nga gazetrai I Syri tv Fatjon Gjinaj.

Avokatët kanë bojkotuar prej dy muajsh seancat gjyqësore në shenjë kundërshtie ndaj rregullores së re të GJKKO-së, e cila nuk u lejon përdorimin e celularëve gjatë seancave dhe jo vetëm.

Pezullimi i vendimit të Dhomës së Avokatisë vjen në këtë kontekst, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit në vijimësinë e proceseve gjyqësore në GJKKO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco