Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë, u bëjnë thirrje të rinjve të bojkotojnë mësimin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2026, 13:16

Protesta kundër qeverisë vijon në Tiranë, ndërsa studentët po përpiqen të zgjerojnë lëvizjen e tyre duke u bërë thirrje edhe bashkëmoshatarëve në universitete që t’u bashkohen në rrugë.

Protestuesit kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, ku me thirrjet “Bashkohuni me ne!” u kanë kërkuar studentëve të ndërpresin mësimin, të dalin nga auditorët dhe t’i bashkohen protestës.

Marshimi i tyre ka vijuar nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, në kuadër të protestës që prej ditësh po zhvillohet në kryeqytet.

Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ata këmbëngulin se nuk do të tërhiqen nga lëvizja e tyre dhe paralajmërojnë vijimin e bojkotit deri në marrjen e përgjigjeve për kërkesat e parashtruara.

Me thirrjet në fakultete, studentët synojnë të mobilizojnë sa më shumë të rinj, duke e kthyer protestën në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit