Debat mes AAK-së dhe VV-së për pronat e AKP-së: “Ishit ju që shitët tokë me nga 2 euro ari

Raporti financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025 u shqyrtua nga Komisioni për Buxhet.

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Hekuran Nikçi, sqaroi se bordi aktual u emërua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 prill 2026, pas periudhës që mbulon raporti.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave financiare të paraqitura nga Nikçi, buxheti përfundimtar i agjencisë për vitin 2025 ishte rreth 4 milionë e 543 mijë euro. Shpenzimet arritën në 4 milionë e 312 mijë euro, që përbënin afërsisht 94.9 për qind të buxhetit.

Nga shuma e shpenzuar, rreth 3 milionë e 307 mijë euro shkuan për paga shtesë, 841 mijë euro për mallra dhe shërbime, 110 mijë euro për shpenzime komunale dhe 54 mijë euro për shpenzime kapitale, bëri të ditur ai.

Deputetja Teuta Haxhiu kritikoi administrimin e pronave të AKP-së, duke përmendur një rast në Ferizaj. Ajo gjithashtu akuzoi pushtetin lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pretendoi se një deputet i Vetëvendosjes kishte blerë tokë në Ferizaj me çmim modest.

Ilir Kërçeli i kundërshtoi kritikat për shitjen e aseteve të AKP-së, duke iu referuar mënyrës se si ishin shitur pronat në periudha të mëparshme.

“Gjatë qeverisjes së AAK-së janë shitur nga 2 euro ari dhe janë lidhur 200 kontrata përmes shitjes direkte. Pse nuk ia tregoni këtë popullit dhe pse përpiqeni t’i mashtroni qytetarët? Ari nuk u shit për 4 euro, por për 400 euro. Në Ferizaj, toka nuk u shit me 2 euro ari, siç e keni shitur ju; çmimi ishte 10 mijë euro ari. Mos vini këtu për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Tregoni se gjatë mandatit tuaj janë bërë 200 kontrata me negocim dhe toka është shitur nga 2 euro ari. Nga viti 2008 deri në vitin 2021, keni shitur asete me vlerë 500 milionë euro”, tha Kërçeli.


Shtuar më 28.10.2026 13:24

Quantcast