Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë urime nga mbreti britanik Charles III pas zgjedhjes së saj në këtë post.
Në mesazhin e tij, mbreti dhe bashkëshortja e tij i shprehën presidentes urimet e tyre të përzemërta. Charles III vuri në pah raportet miqësore e afatgjata mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe të konsoliduara ndër vite përmes partneritetit.
Të lidhura
None found
Ai kujtoi se Kosovën e vizitoi për herë të parë më 1999, pak pas përfundimit të luftës. Më pas, në vitin 2016, së bashku me bashkëshorten, mori pjesë në një ekspozitë në Prizren, ku u paraqitën punimet e babait të ndjerë të presidentes Shiroka-Pula.
Mbreti theksoi se të dy vendet do të vijojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, ndërsa bota përballet me sfida të mëdha gjeopolitike dhe klimatike.
Charles III shprehu shpresën se gjatë mandatit të presidentes Shiroka Pula do të forcohen më tej lidhjet dypalëshe, si dhe përcolli urimet e tij për të dhe për popullin e Kosovës.





