Wednesday / October 28 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Kërkohet shtyrja deri në 1 vit e uljes së pragut të TVSH, qeveria do të shqyrtojë propozimin

Share Share Icon

Ministria e Financave pritet të marrë në konsideratë propozimin e kontabilisteve dhe audituesve për shtyrje të afatit me 6 muaj apo deri në 1 vit të uljes së pragut të detyrueshëm të TVSh -së për bizneset.

Në mbledhjen e Këshillit Tatimor ku u prezantuan dhe diskutuan projektligjet e paketës fiskale, kontabilistët dhe audituesit ngritën shqetësimin se zbatimi i menjëhershëm i kësaj mase rrezikon të krijojë vështirësi për bizneset e vogla, të cilat nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për ndryshimet.

Ata argumentuan se ulja e pragut do të sjellë kosto shtesë administrative dhe financiare, ndërsa përfitimet e pritshme nuk i justifikojnë këto kosto në afatin e shkurtër.

“Masa më ndikuese është ulja e pragut të TVSH, që do të krijojë probleme të mëdha, do të ndërhyjë në shumë plane biznese, sepse është e menjëhershme”, pohoi një kontabilist.

Kontabilistët theksojnë se ndryshimi prek drejtpërdrejt planet e biznesit dhe kërkon kohë për përshtatjen e sistemeve të faturimit, procedurave kontabël dhe detyrimeve fiskale. Për këtë arsye, ata kërkojnë që zbatimi të shtyhet për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit.

“Ulja e pragut të TVSH do të sjellë kosto për bizneset, i gjen të papritura bizneset vogla. Është një kosto për ta. Dhe përfitimi për formalizim nuk e justifikon këtë masë. Duhet u lënë më shumë afat për të hyrë në skemën e TVSH, pasi i vendos në vështirësi bizneset e vogla”, theksoi një tjetër kontabilist.

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave Fiskale të Ministrisë së Financave pohuan gjatë mbledhjes se do të merret në konsideratë diskutimi i propozimit për shtyrjen e afatit të zbatimit për uljen e pragut të TVSh-së.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave argumentuan se ulja e pragut të TVSH-së synon rritjen e formalizimit të ekonomisë. Sipas tyre, sa më i gjerë të jetë zinxhiri i bizneseve të përfshira në skemën e TVSH-së, aq më shumë mundësi krijohen për formalizimin e transaksioneve dhe përmirësimin e kontrollit fiskal.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave vlerësuan gjithashtu se fiskalizimi krijon kushte më të përshtatshme për administrimin e procesit dhe zbatimin e ndryshimit.

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”’, të ndryshuar” propozon të ulet pragu i regjistrimit të detyrueshëm për TVSH-në nga 10 mln lekë, që është aktualisht, në 5 mln lekë qarkullim vjetor.

Aktualisht, bizneset me qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë janë të detyruara të regjistrohen në skemën e TVSH-së, ndërsa ato me qarkullim mbi 5 mln lekë mund të zgjedhin regjistrimin vullnetar, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

TVSH te bizneset, pragu i detyrueshëm do të ulet në 5 mln lekë; Në skemë shtohen 17,5 mijë subjekte

Efekti shtesë në të ardhurat nga masa e propozuar llogaritet nga Ministria e Financave rreth 4,5 mld lekë apo rreth 47 mln euro.

Në total, ndryshimet në paketën fiskale llogarisin një efekt prej rreth 14 mld lekë shtesë apo rreth 150 mln euro të ardhura në buxhet.

150 mln euro taksa shtesë për bizneset e individët nga rritja e tatimfitimit, dividend, akcizë, TVSH

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Qeveria tërhiqet nga rritja e tatimfitimit për biznesin, por jo për dividentin

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re fiskale, e cila parashikon ndryshime në taksimin e bizneseve, pagave, produkteve ushqimore dhe pro...

5 hours më parë 6 Min Lexim

Kryeministri Rama: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë ulet me 32 lekë për litër

Çmimi i naftës në pikat e karburanteve do të ulet me 32 lekë për litër, pas heqjes së taksës së qarkullimit nga çmimi i shitjes, sipas një mase të ...

5 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!