Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e revoltës, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës - Rama jepe dorëheqjen

Studentët poshtë zyrës së tij në revoltë, Rama vijon me fyerje dhe sulme: Janë te verbër, të përzier me krimin e organizuar...

13:31, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa sutdentë vijojnë revoltën e tyre me kushtin e panegociueshëm të largimit të tij nga pushteti, Edi Rama ka vijuar me provokimet dhe fyerjet e përditshme ndaj tyre duke i cilësuar turmë, të verbër dhe të përzier me krimin e organizuar. Njeriu që është akuzuar publikisht nga ish-zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj, si kreu i një organizate, i lidhur me bandat dhe krimin, qyan 15-16 vjeçarët e këtij vendi si të përzier me krimin e organizuar.

Më poshtë fyerjet dhe provokimet e kryeministrit ndaj rinisë:

“Po kush janë këta? Dhe në emër kujt duan t’i imponojnë shoqërisë tonë, kryeqytetit tonë, vendit tonë shembullin e forcës së verbër të antiligjit dhe antinjerëzillëkut. Nuk dua t’i rikthehem këtu përbërjes së kësaj turm, një mishmash pastish politike që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. As nuk dua të përziej përzierje në të duarve të huaja, krimit të organizuar dhe parasë së zezë”,- tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco