Sali Berisha ka bërë të qartë sot se prej muajit qershor njerëzit e tij kanë qenë mbështetësit kryesorë të protestave të ashtëquajtuara me emrin “Flamingo” apo këto të tanishmet në emër të studentëve.
Në konferencën e sotme për shtyp Berisha tha se grupi i “Flamingove” dhe i Arlind Qorrit ishin ata që thërrisnin “Berisha në burg”, duke ua bërë të qartë se këto thirrje nuk duhet të përsëriten më, pasi është Partia Demokratike ajo që e mban këtë protestë.
“Partia Demokratike ishte prezent në protestat periodike qëkur shpërthyen. Në respekt të karakterit të saj qytetar, Partia Demokratike përcaktoi disa parime, qëndrimi ndaj kësaj proteste. E para, asnjë përpjekje për t’i marrë drejtimin apo për ta përçarë. Në fillim patë demokratë që shkuan me megafon me qëllimin më të mirë, u hoq megafoni dhe çdo gjë tjetër. Pjesëmarrje sa më e madhe në protestë, për herë të parë në këtë seli janë bërë mbledhje për atë protestë më shumë se kurrë në historinë e saj, për pjesëmarrje në një protestë.
Por duhet të them këtu, ajo protestë madhështore, e paparë ndonjëherë në historinë e vendit, u kap në krye të radhës nga dyshja famëzezë Rama-Balluku. Tani dua t’u them shqiptarëve, kontrolluesit e mikrofonit… horra si ata detyronin, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët mirrnin përsipër sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ishin eksepsion të tjerët që mund ta mirrnin. Çdonjëri prej atyre që paraqitej te mikrofoni, tek banda e mikrofonit, merrte porosi se çdo të thoshte.
E vetmja forcë politike, jua them unë ju këtu, që mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të vetën, sepse respektoi me kod, siç kërkon ligji moral, karakterin e saj rinor qytetar. Është e vetmja forcë politike që bëri me dhjetëra mbledhje për të mobilizuar mbështetësit tek ajo protestë edhe në ditët më të vështira. Është e vetmja forcë politike që dhe në momentet e shuarjes së saj…
…Në biografinë e tyre… duke u përpjekur qesharakë të turpshëm, primitiv, duke u përpjekur që tani rruga, sheshi janë të miat se dola unë… Dola unë? Po të jesh i qartë ti që dole, akti i parë në shërbim të këtij vendi bën thirrje për bashkim të forcave kundërshtare të qeverisë. Po bëre të kundërtën sipas porosive, dhe përfundova aty ku përfundove, dhe moria e horrave, e puthadorëve të qeverisë dhe të mafies, Partia Demokratike s’ka pse përzihet. Partia Demokratike s’ka pse përzihet”, tha Berisha.











