Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje nga paketa e re fiskale, e cila bashkë me buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë sot miratimin nga Qeveria dhe më pas do të duhet të marrë ‘OK’ edhe nga Kuvendi.

Rama tha se taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër do të hiqet nga nafta dhe do të paguhet bashkë me taksat e automjetit. Shefi i Qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të krijohet Byroja e Specializuar për kontrollin e të ardhurave dhe deklarimin e pasurisë.

“Programi buxhetor afatmesëm, ne kemi planifikuar një sërë masash ambicionze të politikave ekonomike e sociale. Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani vendase e të huaja. Prandaj ne mbetemi partizanë të taksimit të mesëm. Lajmi i parë është se falë rritjes së ekonomisë dhe mundësive, jemi gati të hedhim një hap të shumëpritur, ulim normën e TVSH-së në 6% për produktet bazë ushqimore. Ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare 150 milionë euro në vit për ushqimin.

Rrisim me 1% normën standarde të TVSH, për të gjitha mallrat jashtë shportës (21%). Nuk do e rritim normen e tatimit mbi fitimin per biznesin do te mbetet 15%. Sot rrisim me normën më të lartë dividendin nga 8 ne 15%, taksë më e ndershme për bizneset. Ulim barrën tatimore për 32 mijë tatimpagues. Rritet pragu i tatimit për pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Vendosim pragun e tatimit 30% për pagat mbi 700 mijë lekë të reja në muaj. Ulim pragun e tvsh për cdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që bizneset e vogla të shërbejnë si guacka për të mëdhenjtë. Rrisim TVSH në hoteleri nga 6 ne 10%, me përjashtim të agroturizmave. Ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që bizneset e vogla të shërbejnë si guaska për bizneset e mëdha për t’u fshehur. Taksa e qarkullimit ne vlerë fikse është 27 lekë në litër, qe tani do te paguhet tek taksat e makinës, me një formulë të re. Do krijohet byroja e specializuar për kontrollin e të ardhurave, për deklarimin e pasurisë”, tha mes të tjerash Rama.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
'Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen' Rama mesazh protestuesve: Do të jem në detyrë deri ditën e fundit të kontratës me shqiptarët! Akuza televizioneve: I mbajnë antenat ndezur me para të pista

1793190177_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit dhe disa televizione kërkojnë largimin e tij, por deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit dhe kontratës që ka me shqiptarët. “Të tërë këta thonë se duan kokën time por nuk jap dorëheqjen”, u shpreh Rama, duke shtuar se ai dhe shumica qeverisëse janë pengesa mes dhunuesve dhe Shqipërisë që po ecën përpara. Kryeministri akuzoi gjithashtu disa televizione se financohen me para të pista dhe se u bëjnë jehonë akteve të dhunës ndaj policisë.

"Shqipëria nuk përfaqësohet as nga kjo formë agresorësh e as nga ekranet e korruptuara televiziva ku një lumë urrejtësish profesionistë e vipash që jetojnë në luksin e evazionit fiskal janë bërë si kor të dehurish nga kënaqësia e dhunës. Të tërë këta thuan se duan kokën time por në fakt, unë me shumicën që qeveris, jam pengesa e madhe mes tyre dhe një Shqipërie që i ka lënë pas rrëmujat, borxhet, shëmtinë urbane, që rrit ekonominë e saj, që lufton korrupsionin me drejtësi të pavarur, që sjell në derë mbi 12 mln turistë, që po negocion me BE, mbylljen e kapitujve të anëtarësimit deri në fund të 2027,. Ata që urrejtja e pengon ta shohin këtë shqipëri që ccdo ditë ecën përpara me këtë shumicë qeverisëse, janë të drejtën e tyre të kërkojnë dortëheqjen time. Por unë jam dhe do jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë, që na kanë besuar këtë detyrë për të bërë çmos për këtë vend të bekuar e jo për tu ardhur pas avazit atyre që janë studentë e shkulin gurët e bulevardit, apo atyre që thonë jemi media dhe i mbajnë ndezur antenat me para të pista për tu bërë hymne dhunës ndaj policisë, apo i ushqejnë me zarfa në dorë dhunuesit me kravata dhe dekolte alla Big Brother të ekraneve të tyre" tha Rama. 

Ora 13:41
“E drejta për të protestuar mbaron aty ku nis liria e të tjerëve', Rama për protestuesit: Përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet! (VIDEO)

 

Rama tha se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë, të protestojnë dhe të bëjnë grevë, por jo t’u imponojnë të tjerëve mendimet e tyre. Ai i akuzoi se po përdorin dhunë dhe shantazhe ndaj kujtdo që nuk i mbështet pa kushte, ndërsa tha se në gjuhën e tyre nuk ka asnjë respekt për mirësjelljen, dialogun apo përballjen me mendime të ndryshme.

"Është e drejta e secilit që të flasë e të kërkojë atë që mendon e që dëshiron, të dalë në rrugë, protestojë e të bëjë grevë, por liria dhe e drejta e tij dhe e të gjithë atyre që duan tu imponojnë mendjen mbaron aty ku nis liria e të tjerëve për të pasur qëndrimet dhe bindjet e tyre. Ky kufi e ndan ligjin e bashkëjetesës demokratike nga xhungla ku sundon dhuna dhe nënshtrimi pa kushte. Këtë kufi e kapërcyen me dhunë fashistët dhe komunistët në emër të popullit, me dhunë e terror. Cfarë sollën për popullin dhe për vendin, e dimë mirë që të gjithë ose të paktën e dinë ata që dinë historinë e nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Ismail Kadarenë. E pyes veten këto ditë a është e mundur të kuptohet kjo furi dhune dhe shantazhesh ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit të kësaj turme, që nuk kërkon thjesht të dëgjohet por të mbështetet pa kushte në kuturisjen anti demokratike ku në fjallorin bazik nuk ka asnjë fije respekti për asnjë normë mirësjellje, formë dialogu apo ballafaqimi. Mua personalisht më rezulton e pamundur ta mirëkuptoj këtë sulm frontal mbi kodin e qytetërimit tonë, ku pavarësiht deficiteve demokratike q ëka kultura jonë e bashkëjetesës e ku kemi pjesën tonë të fajit, as tradita familjare shqiptare e as normat e bashkëjetesës nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë sulm vulgar të dhunshëm gjuhësor në emër të ardhmërisë ku gjuha kocka ska por kocka thyen. Me ndihmën e vipave të ekraneve po thyhen automate e digjen banka.

Ora 13:18
'Kanë marrë peng Tiranën', Rama për protestuesit: Turmë dhunuesish urbanë! Kush janë këta që duan të na imponojnë forcën e antiligjit?

“Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?”, ishte pyetja që ngriti kryeministri Edi Rama në mesazhin drejtuar qytetarëve, teksa u ndal te protestat në Tiranë. 

Deklarata e Edi Ramës 

“E kam pyetur veten vazhdimisht këto ditë: A është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme e cila në emër të rinisë, studentëve, ardhmërisë, kërkon të na imponohet jo duke thyer xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dyqaneve pranë saj, por duke thyer çdo normë të bashkëjetesës mes njerëzish në të njëjtin qytet. Kur them të gjithë nuk kam parasysh veten, qeverinë, shumicën parlamentare, por pa përjashtim të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë nga kjo turmë dhunuesish urbanë dhe përndjekësish online. Kam parasysh edhe ata që nuk e kanë votuar këtë qeveri, nuk më duan mua kryeministër, nuk janë dakord me asgjë që ne bëjmë, por ama duan të lëvizin lirisht në këtë qytet. Duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme agresive. A mund të na imponohet të gjithëve një turmë e cila pasi ka ardhur me muaj të tërë vërdallë nëpër Tiranë duke xhiruar rrugët e qendrës me britma e të shara, duke shqetësuar njerëzit, apo duke u jashtëqitur në kryqëzime për të bllokuar trafikun, pa pyetur fare për lirinë e të tjerëve, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe me zjarr, kundër qytetit, institucioneve e Policisë së Shtetit.

Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut? Një mishmash kategorish ku janë mbledhur bashkë individë dhe grupe sociale që kanë devizë të përbashkët qysh kur tribuna e flamengove u kthye në një vend grumbullimi sorrash dhe korbash: Ne nuk e durojmë më këtë sistem, nuk e duam këtë qeveri, jep dorëheqjen!

Keqkuptim i madh shumë! Fatmirësisht askush nuk është populli veç popullit. Ky mishmash i të keqkuptuarish që kanë marrë peng Tiranën, bashkë me vëmendjen e një populli të tërë falë edhe ekraneve të korruptuara televizive që i bëjnë hosana dhunës dhe paligjshmërisë, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe autorizim për të folur për popullin.

As kjo turmë e verbër dhe as ne vetëm, por vetëm populli i jep mandatet" tha Rama